75 Mall Live Search
19:10 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / G T

Fisnik Asllani rikthehet në Hoffenheim me dy gola

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani është rikthyer në Hoffenheim pas një aventure në Austria Vienna.

Sot, skuadra gjermane luajti miqësore ndaj Walldorf dhe fitoi me rezultatin e thellë 7:1, shkruan Indeksonline

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi pikërisht lojtari “dardan”, Fisnik Asllani.

Asllani fillimisht shënoi në minutën e 71’të dhe më pas në minutën  e 80’të.

Goli i dytë i shënuar ishte në mënyrë gjysmë-rovershatë.

Kujtojmë që për herë të parë, Asllani do të jetë i gatshëm për Kosovën në ndeshjet e muajit shtator në UEFA Nations League./Indeksonline/