75 Mall Live Search
17:42 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Fisnik Ismaili e konfirmon emrin e partisë së re

12 deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur do të formojnë një parti të re me emrin “Partia Social Demokrate”. Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” deputeti i këtij grupi, Fisnik Ismaili.

I pyetur se cili do të jetë emri i partisë, ai shkurtimisht ka bërë të ditur se është Partia Social Demokrate e Kaqusha Jasharit.

Ismaili ka dhënë përgjigje edhe për një logo që po qarkullon në media. Ai ka thënë se nuk ka asgjë përfundimtare dhe logoja që po raportohet të jetë e partisë, nuk është zyrtare.

“Nuk është jo, nuk ka kurgjo finale, janë duke punu”, është shprehur ai.

Ndryshe, Indeksonline dje ka raportuar se Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë rënë dakord me Kaqusha Jasharin që të marrin emrin e partisë së saj.

Ekskluzive: GDP arrin marrëveshjen e parë