22:46 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fisnik Ismaili i reagon Liburn Aliut, i thotë se s’kanë kuptim takimet pa dalë Albini nga burgu

Njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj kryetarit aktual të partisë, Visar Ymeri, pasi ai k folur për përçarjen e partisë. Reagimi i Aliut nuk i ka pëlqyer deputetit Fisnik Ismaili.

Nëpërmjet një komenti në Facebook, Ismaili i është ankuar Aliut për një shkrim të tij në, ku ky i fundit i reagoi ashpër kreut të partisë, Visar Ymeri.

“Liburn, me e thirrë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, vyjnë 40 nënshkrime të anëtarëve të KP. Kjo, në statut të Lëvizjes është, së paku mue po më duket, pikërisht mënyra më demokratike për me e thirrë mbledhjen në këto raste”, ka thënë Ismaili.

“Besoj se 40 nënshkrime mblidhen menjiherë, pa pasë nevojë me shpërfaqë tutje në publik mosmarrëveshjen në Kryesi”, ka thënë ai.

“Unë nuk jam vetë në Kryesi, edhe mendoj se asnjë takim s’ka kuptim pa dalë Albini prej burgut, por nëse mendon se duhet mbledhje e KP-së, s’po kuptoj pse s’po i mbledhë 40 nënshkrime, edhe, pa statusa në Facebook, e pa nevojë me e shqetësue publikun, me e thirrë mbledhjen sipas statutit të Lëvizjes”, ka shkruar Ismaili.