75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / k.v

FIT futet në ndërtesën e Qeverisë, nis takimi me kryeministrin (Foto)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.

Takimi ka nisur në orën 16:00 dhe në të pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës.

Pjesëtarët e NJSI-së, protestuan më 1 nëntor para ndërtesës së Qeverisë.

Ata kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Njësia më elitare e policisë pati paralajmëruar edhe një protestë më 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi Kurti, pati premtuar për t’i pritur në takim.