75 Mall Live Search
11:27 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / A. M.

FIT-it (NJSI) i bashkohen edhe njësitet e tjera në protestën e orës 12:00

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës do të mbajë një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre. 

Protestës së FIT-it, që do të mbahet në ora në ora 12:00, do t’i bashkohen edhe njësite tjera.

Burime të “Indeksonline” konfirmonjnë se “skuada e bombave” është njëra prej Njësiteve që do të marrë pjesë një protestë.

Kujtojmë se policia do të protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, shtesat e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera.

Ndërsa, kujtojmë se javën e kaluar, Qeveria propozoi shtesat e reja për Policinë e Kosovës.