75 Mall Live Search
17:26 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Fitim Uka zgjidhet sërish deputet: Nuk përshkruhet mirënjohja ime për mbështetjen që më keni dhënë

Fitim Uka është zgjedhur sërish deputet në Kuvendin e Kosovës  dhe për këtë ai ka falënderuar të gjithë 12 mijë e 153  votuesit e tij.

Ai ka thënë se çfarëdo falënderim nuk do të mund të përshkruante mirënjohjen e tij për besimin e dhënë nga qytetarët kosovar që ai t’i përfaqësojë.

Uka ka shtuar se përfaqësimin në Kuvend nuk e sheh vetëm si nder por edhe përgjegjësi.