11:30 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Fitoi 9 çmime, Taylor Swift e humbi gjënë më të rëndësishme në “MTV VMA”

Taylor Swift mori të gjithë vëmendjen në “MTV VMA” me paraqitjen dhe energjinë e saj.

Përpos që duartrokiti dhe shijoi performancat e kolegëve të saj, ajo u shpall fituese edhe e 9 nga 11 kategorive ku ishte nominuar.

Taylor gjithashtu fitoi çmimin e rëndësishëm atë të “Artistit të vitit”. Nga hedhjet dhe duartrokitjet e forta, Taylor humbi diamantin që kishte tek unaza që mbante atë natë.

Një unazë e cilësisë së mirë Van Cleef & Arpels nga Joseph Saidian & Sons me çmim 12,000 dollarë.

Ky nuk është rasti i vetëm i zhdukjes së bizhuterive të vlefshme gjatë një shfaqjeje të madhe çmimesh. Teksa performonte gjatë Billboard Music Awards 2018, Ariana Grande-s i humbi varsja me diamant prej 169,000 dollarësh (157 mijë euro).