75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Fitoi çmimin ‘Oscar’, producenti feston me rroba banjo

Hans Zimmer fitoi çmimin ‘Oscar’ për punën e tij në filmin ‘Dune’.

Kompozitori e producenti i njohur aktualisht është në turne në Evropë dhe për këtë arsye nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Në vend të kësaj, ai festoi fitoren e tij në një bar hoteli në Amsterdam, transmeton Indeksonline.

“Është ora dy e mëngjesit në Amsterdam dhe vajza ime Zoë sapo më ka zgjuar për të shkuar në barin e hotelit. Wow!!”, shkruan Zimmer me dy foto në të cilat pozon me rrobabanjo.

Nga xhepi i tij del një suvenir Oscar që vajza e tij kishte rregulluar për këtë rast. Në një video tjetër ku mban një fjalim falënderimi, kompozitori tallet me veshjen e tij: “Kush ka pizhame si të miat?”, bën shaka. “Por seriozisht, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë pa ty!”

Është hera e dytë që Zimmer fiton një Oscar. Në vitin 1995 ai mori statujën për muzikën e filmit Mbreti Luan. Gjermani u nominua gjithsej dymbëdhjetë herë për një çmim Oscar.