Fitoi dy Champions me Realin, Rodriguez mbetet pa skuadër

Jese Rodriguez është larguar nga Ankaragucu. Sulmuesi i majtë ishte vetëm 18 vjeç kur debutoi me Real Madrid.
Ai fitoi dy Champions League (2014, 2016) me skuadrën spanjolle, më pas u bë pjesë e PSG-së, ndërkohë që karriera e tij mori për poshtë nga ai moment. Pas disa aventurave aspak të suksesshme te Las Palmas, Stoke City, Real Betis dhe Sportingu i Lisbonës, Jese u transferua verën e kaluar në elitën e futbollit turk.
Vetëm 716 minuta dhe pesë gola për sulmuesin spanjoll me Ankaragucu mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë. Sot ka ardhur ndërprerja e bashkëpunimit me klubin turk. 29-vjeçari ka dalë lojtar i lirë, tani po studion ofertat që ka marrë dhe së shpejti pritet të zgjedhë ekipin e ri.
“Faleminderit për kontributin dhe suksese në karrierë“, lexohet në komunikatën e klubit turk.