75 Mall Live Search
23:03 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / C E

Fitoi FA Cup me Liverpool, Klopp në historinë e “The Reds”

Liverpool arriti të fitonte trofeun e FA Cup, pasi mposhti nga gjuajtja e penalltive skuadrën e Chelsea.

“The Reds” u treguan më të saktë te “ruleta ruse” pasi fituan 6-5 ndaj bluve të  Thomas Tuchel.

Me këtë triumf trajneri i Liverpool, Jurgen Kloop ka hyrë në historinë e “The Reds”, pasi është bërë trajneri i parë në histori që fiton titullin e Ligës, një titull evropian, Kupën EFL dhe FA Cup!