Fitoi katër milionë dollarë në lotari- Thotë se ishte gati ta hidhte tiketën fituese në shportë
Një person me emrin, Sean Winn ka arritur të fitoi katër milionë dollarë në lotarinë e Tennessee.
Para se ta zbulonte që ishte fitues, ai ishte gati që ta hidhte tiketën fituese në shportë të mbeturinave, transmeton Indeksonline.
“E gërvishta dhe mendova që nuk isha fitues, pra e hodha tiketën në ulëset e prapme të automjetit. Pastaj e shikova përsëri dhe e pash që isha fitues” u shprehë Winn.
Winn ka treguar që ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë me paratë./Indeksonline/