75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Fitoi miliona gjatë sfidës në “Tik-tok”, Noizy do t’i bëjë me shtëpi tri familje shqiptare

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, mbrëmë ka zhvilluar një garë përballë një turku.

Fituesi i cili shpallet në këtë garë përfiton shifra të larta të parave, shkruan Indeksonline.

Mijëra persona u bënë pjesë e kësaj sfide, ku reperi shqiptar, Noizy, u shpall fitues duke grumbulluar miliona monedha të konvertuara në para.

Përmes një postimi në Instastory, ai dha lajmin e gëzueshëm, që pas fitores paratë do të shkojnë për ndërtimin e tri shtëpive. Ai shtoi se puna për ndërtimin e tyre fillon sot.

Një shtëpi do të ndërtohet në Kukës, tjetra në Tropojë dhe e treta në Durrës./Indeksonline/