Fitoi miliona në lojërat e fatit, reperi i famshëm bën gjestin human

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka fituar miliona nga lojërat e fatit.
Duke publikuar një video në Instagram, ai tha se do të dhuroj 1 milion për fondacionin “LeBron James”, transmeton Indeksonline.

Drake gjithashtu një shumë të konsiderueshme ia dha një nxënësi të shkollës së mesme nga qyteti i tij i lindjes, Toronto.
Ai dhe nëna e tij morën 100,000 dollarë në mënyrë që të shkollohej.
Në video që shpërndau të mërkurën, këngëtari tregoi pamje ku topi bie në numrin 11 dhe ‘çmendet’ nga gëzimi.
Në video ai thotë: “Sa herë që jam me kaq fat me të tjerët, unë luaj për argëtim dhe më shpresë që mund të bëj diçka të mirë”./Indeksonline/