Fitoi ndaj Unitedit, por Chelsea nuk arrin ta mposhtë vendin e fundit në Premier League

Skuadra e Chelseat nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Sheffield Unitedit, e cila u mbyll me rezultatin 2:2, e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Golin e parë në këtë takim e shënoi mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, shkruan Indeksonline
Pas 20 minutave, ekipi vendas barazoi shifrat në 1:1 me anë të Bogle.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat shënuan nga një gol tjetër.
Fillimisht realizoi Noni Madueke në minutën e 66’të dhe më pas golin e barazimit e shënoi McBurnie në minutat e fundit të ndeshjes.
Me këtë barazim, Chelsea mbetët në pozitën e 9-të me 44 pikë, kurse Sheffield në pozitën e fundit me 16 pikë./Indeksonline/