Fitoi një milion dollarë lotari por e mori vesh pas dy muajsh
Një person nga Michigan, Peter DeLuca kishte fituar jackpotin në lotari prej një milion dollarë por e kishte kuptuar pas dy muajsh.
Kjo pasi që DeLuca e kishte harruar tiketën fituese në veturë dhe vetëm pas dy muajsh e kishte gjetur, transmeton Indeksonline.
Ai e kishte blerë tiketën me 13 tetor por kishte harruar ta kontrollonte.
“E kisha lënë tiketën në veturë dhe kisha harruar për të deri sa e gjeta të mërkurën.”, u shprehë njeriu fatlum.
Ai mori një milion dollarët gjatë ditës së enjte./Indeksonline/