75 Mall Live Search
13:36 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fitoi Stambollin: Zoti president, jam gati të punoj në harmoni me ju

“Zoti president, jam gati të punoj në harmoni me ju për t’i shërbyer Stambollit” kështu u shpreh Ekrem Imamoglu, i cili në zgjedhjet e së dielës fitoi 54 për qind të votave, teksa janë numëruar pothuajse të gjitha votat.

Deklarata u bë në fjalimin fitues. Ekrem Imamoglu është një avantazh me 775 mijë vota, një rritje e madhe në kufirin prej 13,000 që ai arriti në zgjedhjet e mëparshme.

Ky rezulat i jep fund psa 25 viteve, sundimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, të Erdogan.

“Përgëzoj Ekrem Imamoglu i cili sipas rezultateve zyrtare ka fituar zgjedhjet në Stamboll. Sot u manifestua sërish vullneti i popullit” shkruan presidenti Rexhep Taip Erdogan në një postim në Tëitter.

Edhe Binali Yildirim, kandidati i presidentit turk pranoi humbjen.

“Sot fitoi demokracia. Fituan 16 milionë banorët e Stambollit” u shpreh Ekrem Imamoglu në përfundim të zgjedhjeve të cilat u ripërsëritën pas anulimit të zgjedhjeve të mbajtura në 31 mars, pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Recep Tayyip Erdogan u ankua për parregullsi zgjedhore

Fitorja e tij u përcoll me gëzim dhe festime në të gjithë Stambollin.