75 Mall Live Search
22:40 / E Premte, 19 Maj 2023 / Gj. Sh

Fitoi titullin e Italisë por Spalletti pritet të largohet nga Napoli

Luciano Spalleti nuk pritet të jetë trajner i Napolit për sezonin e ardhshëm.

Javët e fundit ka pasur tensione mes tij dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, dhe sipas mediave italiane, Spalletti do të largohet nga klubi, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, sipas “Il Corriere dello Sport” këto tensione kanë bërë që tekniku italaian të largohet nga Napoli vetëm disa javë pasi u shpall kampion i Italisë.

Spalletti ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Napolin, pasi klubi aktivizoi automatikisht një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij./IndeksOnline/