75 Mall Live Search
16:00 / E Diele, 21 Maj 2023 / Gj. Sh

Fitoi titullin e Kampionit, Ballkani paralajmëron koncert, ja kur do të mbahet

Ballkani ditën e djeshme edhe matematikisht ka fituar titullin e dytë radhazi në Superligën e Kosovës.

Skuadra suharekase këtë e arriti pas fitores 2-0 ndaj Ferizajit, dhe humbjes së Dritës me rezultat 1-0 nga Malisheva, shkruan IndeksOnline.

Kur ka mbetur edhe një xhiro nga fundi i kampionatit, Ballkani ka 72 pikë, pesë më shumë se Drita.

Para pak çasteve portokallëzinjët kanë bërë me dije se javën e ardhshme do të mbajnë një koncertë pasi fituan titullin.

Koncerti do të mbahet ditën e diel me 28 qershor.

Për më shumë do të njoftoheni ditët në vazhdim./IndeksOnline/