09:43 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Fitoi titullin me PSG-në, Galtier i jep merita vetës

Skuadra e PSG-së ka arritur të shpallet kampion i Francës.

Ekipi parisien në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Strasburgut barazoi 1-1, por që ishte i mjaftueshëm për të siguruar titullin, shkruan IndeksOnline.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje në kampionatin francez, PSG renditet në vendin e parë me 85 pikë, katër më shumë se Lens që gjendet në pozitën e dytë.

Pasi fitoi titullin, trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, i cili po përflitet për një largim të mundshëm, tha se Meriton të jetë në krye edhe për një sezon.

‘’Mendoj se e meritoj një sezon të dytë në PSG, kam dhënë gjithçka me shumë energji. Kam mundur ta mbaj kursin në momente të vështira. Unë personalisht e ndiej se e meritoj të vazhdoj”, deklaroi Galtier./IndeksOnline/