Fitoi UEFA Champions League-n me Nottinghamin, ndërron jetë legjenda angleze

Ish-futbollisti i Nottingham Forest, Larry Lloyd ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Lloyd ishte një mbrojtës fantastik, që luajti për Nottingham Forestin, ku fitoi Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline
Karrierë të gjatë pati edhe te Liverpooli, ku luajti 150 ndeshje dhe shënoi katër gola.
Ish-reprezentuesi i Anglisë, luajti edhe për ekipet, si: Wigan Athletic, Bristol City dhe Coventry City./Indeksonline/