“Fitojmë 2 me 1”, portieri turk parashikon fitoren me rezultat të saktë ndaj Kroacisë

Të shtunën Turqia mposhti Armeninë me rezultat 2:1 në xhiron e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Nesër në orën 20:45 në Bursa, Turqia pret Kroacinë, e cila luajti 1:1 ndaj Uellsit në Split.
Turqit do të kenë rreth 44,000 tifozë dhe mbështetje fanatike në tribuna për ndeshjen ndaj Kroacisë.
Portieri turk, Altay Bayindir ka parashikuar fitoren me rezultat të saktë ndaj kroatëve.
“Me mbështetjen e turmës, ne duam të fitojmë. Këto ndeshje janë gjithmonë të vështira, nuk ka rëndësi se me kë luan. Mendoj se në ndeshjen kundër Kroacisë fitojmë me rezultatin e Armenisë”, tha anëtari i Fenerbahçes./Indeksonline/
