75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Fitojnë pretendentët e Superligës, kështu duket tabela pas javës së 26-të

Feronikeli me lehtësi e mposhti Lirinë në Prizren me rezultat 4-0, për të mbajtur vendin e parë në Superligë me 62 pikë.

Kastriot Rexha shënoi dy gola dhe nga një tjetër Mevlan Zeka dhe Albert Dabiqaj. Liria pas kësaj disfate mbetet në vendin e 11-të me 24 pikë.

Detyrën e vet e ka kryer edhe Prishtina që fitoi si mysafire të Ferizaji 2-0.

Meriton Korenica dhe Armend Thaçi ishin autorë të golave për skuadrën e Mirel Josës.

Ndërsa Ferizaji mbetet në zonën e barazhit me 25 pikë. Pas 26 javëve kështu duket tabela e Superligës. /Indeksonline/