Fiton 30 mijë dollarë nga bileta e lotarisë që e mori dhuratë

Një grua nga Maryland i ShBA-së fitoi 30 mijë dollarë nga një biletë lotarie që ia dhuroi një i afërm.
Bileta “Bonus Crossword” me vlerë 3 dollarë iu dha si dhuratë gjatë një vizite familjare në mars. Fillimisht, ajo nuk e besoi fitoren, por pas reagimit të të afërmit, e kuptoi se ishte e vërtetë.
Gruaja fatlume, e cila rrallë luan lotari, e ruajti biletën me kujdes derisa e verifikoi fitoren. Ajo u shpreh se ndihet me fat dhe mirënjohëse për këtë surprizë të papritur që erdhi në një moment emocionalisht të vështirë për familjen e saj.