21:22 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Fiton edhe City, kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste të FA Cup

Manchester City ka fituar me rezultat 0-2 ndaj Newcastle në ndeshjen çerekfinale të Fa Cup.

Golat për skuadrën e Guardiolës i shënuan De Bruyne në minutën e 17-të dhe Rahem Sterling në minutën e 68-të të ndeshjes.

Me kualifikimin e Cityt kompletohen të gjitha skuadrat gjysmefinaliste të sezonit 2019/20 të Fa Cup.

Manchester United do të takohet me Chelsean në gjysmëfinale derisa Arsenali e pret Manchester Cityn.

Ndeshjet do të zhvillohen me 18 dhe 19 korrik.  /IndeksOnline/