Fiton lotarinë pasi që u ndal të merrte udhëzime për rrugë
Georgina Hopper nga Shelby ka arritur të fitojë rastësisht një lotari prej 150.000.
Ajo ishte ndalur një pikë karburanti për të kërkuar udhëzime për rrugë. Hopper deri sa ishte në këtë pikë vendosi të blinte për pesë dollarë një tiketë lotarie.
Ky vendim i shpejtë i saj ia fitojë 150.000 dollarë.
“Kur pashë që numrat përputheshin nuk mund të besoja” tha ajo për lotarinë e Karolinës Veriore.
Me këto para Hopper planifikon të blejë një shtëpi./Indeksonline/