10:09 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Fiton luftën me kancerin, 29-vjeçarja gati për të përmbushur misionin në hapësirë

Hayley Arceneaux, 29-vjeçarja, e cila i mbijetoi kancerit të kockave shumë shpejt do t’i bashkohet hapësirës, duke u bërë amerikanja më e re në hapësirë.

Në janar, ajo u përzgjodh për t’iu bashkuar ekuipazhit të misionit të parë hapësinor të civilëve në botë.

“Unë e kam mbajtur sekretin më të madh të jetës sime për një muaj e gjysmë. Kështu që tani duhet ta ndaj me botën”, i tha ajo BBC-së.

Përzgjedhja e saj për misionin historik u njoftua të hënën, më 21 shkurt nga spitali kërkimor i fëmijëve “St Jude” në Memfis – Tenesi.

Ajo do të niset nga Florida me një raketë “Falcon 9” të bërë nga “Space X”, kompania e themeluar nga “Elon Musk”.

“Unë mendoj se ky mision do të frymëzojë njerëzit në shumë mënyra”, tha Arceneauxi.

“Kjo do t’i tregojë atyre se gjithçka është e mundur”.

Në anije nuk do të ketë astronautë profesionistë.

Me Arceneauxin, do të bashkohen dy fitues të konkursit dhe komandanti i fluturimit Jared Isaacman, një miliarder 38-vjeçar, i cili po paguan për të gjithë misionin.

Misioni është projëkt i Isaacmanit, i cili njoftoi më 1 shkurt se kishte blerë lëshimin e raketës.

Z. Isaacman po synon të përdorë fluturimin për të mbledhur 200 milionë $ për “St Jude”-n.

Nga katër vendet në dispozicion, njëra iu ofrua Arceneauxit.

“Që nga fillimi, ne donim një anëtar të ekuipazhit që përfaqësonte frymën e shpresës së misionit”, tha z. Isaacman. “Unë nuk mund të mendoj për një person më të mirë se Hayley për të përmbushur atë përgjegjësi”.

Për Arceneauxin fluturimi do të jetë realizimi i një ëndrre që ajo mendoi se nuk do ta realizonte kurrë.

Në moshën 10-vjeçare, zonja Arceneaux ishte një paciente me kancer të kockave në “St Jude”.

Si pjesë e trajtimit të saj në spital, zonja Arceneaux bëri kimioterapi dhe operacion për të zëvendësuar disa nga kockat e këmbës me ato artificiale.

“Ky mision është hapja e udhëtimit në hapësirë ​​për njerëzit që nuk janë të përsosur fizikisht”, tha ajo.

Arceneauxi ndodhej në shtëpi kur mori telefonatën më 5 janar, duke e pyetur nëse do t’i bashkohej misionit.

“Menjëherë, unë thashë, po, po të lutem”.

Arceneauxi tashmë ka provuar kostumin e saj hapësinor.

“Ishte “kaq i lezetshëm” por më i rëndë nga sa e prisja”, tha ajo.

Raketa do të niset në fund të vitit 2021. Në fund të misionit “Falcon 9”, do të rikthehet sërish në Tokë.