Fitoni energji me këto produkte ushqimore
Për të përfituar sa më shumë energji në një kohë të shkurtër duhet të zgjidhni ushqimet e duhura.
Të quajtura ndryshe si super ushqime, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse.
Veçanërisht përmbajtja e karbohidrateve është e nevojshme për të furnizuar trupin shpejt me energji. Gjithashtu, ushqimet e pasura me fibra, proteina dhe yndyra ‘të mira’ janë ideale për të siguruar energji në kohë të shkurtër.
Minimizoni konsumin e ushqimeve të shpejta, ëmbëlsirave apo pijeve energjike.
Më poshtë ju prezantojmë 8 ushqimet që ju furnizojnë me më shumë energji:
Çaji bimor
Çaji bimor përmban një sërë përfitimesh për shëndetin dhe lëkurën. Provoni
çajin jeshil në vend të kafes kur keni nevojë t’u furnizuar me energji.
Bananet
Bananet kanë sasi të larta të proteinave dhe janë burim i kaliumit. Ato
ndihmojnë që funksionet nervore të operojnë siç duhet.
Boronica
Boronicat janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme! Ato janë të pasura me
fibra, të cilat e furnizojnë trupin me energji që mbajnë për orë të tëra.
Fara kungulli
Kungulli është një nga super ushqimet që njihet për vlerat e larta që përmban.
Farat e tij janë të pasura me vitaminë A dhe minerale si mangani, zinku, bakri
dhe magnezi. Këto minerale janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe
rritjen e forcës trupore.
Bajamet
Janë furnizues fantastikë të energjisë dhe të elementëve që nxisin kujtesën.
Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3.
Arrat
Arrat janë të shijshme dhe ushqyese. Ato janë një shtesë e mirë për mëngjesin
tuaj, pasi ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës. Edhe pse kanë sasi të
larta të kalorive, studimet tregojnë se trupi nuk i përthith të gjitha yndyrat
që ato përmbajnë.
Vezët
Janë të pasura me proteina dhe shumë të lehta e të shijshme për t’u shtuar në
vaktet gjatë javës. Studimet tregojnë se konsumi i vezëve rrit ndjesinë e
plotësisë, zvogëlon marrjen e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në
ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit dhe nivelit të insulinës në gjak.
Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të Kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe mëlçisë.
Portokalli
I pasur me vitaminë C dhe kalium, portokalli
siguron energji në mënyrë të vazhdueshme.