75 Mall Live Search
21:12 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fitore e lehtë nga Barcelona, shënojnë Dembele dhe Messi

Ousmane Dembele dhe Lionel Messi i dhanë Barcelonës suksesin e radhës në La Liga kundër Celta Vigos, me “blaugranat” që rivendosën shumë shpejt diferencën prej 3 pikës me Atleticon e Madridit, që i ndjek nga pas.

Në “Camp Nou” ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar në fraksionin e parë.

Valverde preferoi ta aktivizonte titullar sulmuesin francez, Dembele, i shumëkritikuar në javët e fundit për sjelljen jashtë fushë. 20-vjeçari e shpërbleu besimin me gol në minutën e 10-të, i gjendur në kohën dhe vendin e duhur.

Në fund të pjesës së parë Barcelona realizoi të dytin me Lionel Messin, që s’mund t’i mungonte listës së golashënuesve, duke i ngjitur në kuotën e 15 finalizimeve në La Liga, aty ku si rival për trofeun e “Pichichit” mund të ketë shokun e tij të skuadrës, Luiz Suarez.

Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve që iu dhanë, Barcelona u mjaftua me administrimin e lojës dhe të rezultatit.