Fitore e pastër e Dardan Avdylaj, mposht me nokaut boksierin bullgar

Boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, Dardan Avdylaj ka shënuar një fitore të madhe kundër boksierit bullgar, Zhecheslav Radevski.
Avdylaj e mposhti boksierin 28-vjeçar qysh në raundin e parë. Kosovari i dha një goditje të fuqishme kundërshtarit, ky i fundit nuk arriti të këndellej edhe pas numrimit të gjyqtarit, shkruan IndeksOnline
Kujtojmë që Dardan Avdylaj është vetëm 25-vjeçar dhe është vëllai i boksierit, Bernardin.
Momenti i nokautit: