21:10 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Fitore e vështirë e Barcelonës ndaj Almerias

Barcelona fiton me rezultatin 3-2 ndaj Almeria-s, në një takim që rezultoi më i vështirë seç pritej për ekipin e Xavi-t.

Ishte Raphinha ai i cili zhbllokoi sfidën me golin e realizuar në minutën e 33’.

Ndërkohë miqtë barazuan në minutën e 41’, me Leo Baptistao që gjeti rrugën drejt rrjetës pas gafës së Araujo-s.

Në minutën e 60’ Roberto realizoi me kokë dhe i ktheu sërish avantazhin ekipit “blaugrana”.

Almeria provoi sërish të reagonte dhe në minutën e 71’, Gonzales barazoi, ndërsa Pena dhe Araujo u përplasën me njëri-tjetrin.

Takimi u vulos në minutë e 83’, me Roberto që shënoi golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal.

Barça vazhdoi me sulmet edhe në minutat e fundit, por takimi u mbyll me rezultatin 3-2.

Kështu Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat pas dy javëve, duke u renditur momentalisht në vend të tretë me 38 pikë, teksa Almeria vazhdon të vuajë në vend të fundit me pesë pikë.