75 Mall Live Search
20:38 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / C E

Fitore e vështirë e Chelseas kundër Malmos

Chelsea ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim në Suedi.

Kampionët e Evropës kanë mposhtur Malmon me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm londinezët e realizuan në minutën e 56-të.

Ziyech u gjet me portën bosh pas një asistimi të Hudson-Odoi.

Me këtë fitore, Chelsea është në vendin e dytë me 9 pikë, aq sa ka edhe Juventusit në krye të tabelës. /IndeksOnline/