09:49 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fitore e vështirë e Golden State me vetëm një pikë dallim

Golden State ka fituar finalen e pestë të NBA kundër Toronto Raptors.

Warriors fituan me vetëm një pikë epërsi për tu dhënë shpresë se mund të barazojnë në ndeshjen e gjashtë.

Rezultati në fund të ndeshjes ishte 105-106 në favor të Golden State.

Më i miri në parket ishte Stephan Cury me 31 pikë dhe shtatë asistime, i ndjekur nga Thompson dhe Leonard me nga 26 pikë.

Finalja e gjashtë do të luhet me 14 qershor. /IndeksOnline/