75 Mall Live Search
10:15 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Gj Sh

Fitore me aromë Botërori, Shqipëria synon historinë, skenari që e mundëson kualifikimin

Kombëtarja e Shqipërisë mbrëm shënoi një prej fitoreve më të mëdha dhe historike.

Kuqezinjët mposhtën Serbinë në stadiumin “Dubocica” në Leskovc, me rezultat 1-0, golin të cilin e shënoi Rey Manaj, shkruan IndeksOnline.

Me ketë fitore Shqipëria ka mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror, për herë të parë në histori.

Djelmoshat e udhëhequr nga Sylvinho, tashmë kanë 11 pikë, duke u renditur si e dyta në Grupin K, me katër pikë më pak se Anglia dhe katër më shumë se Serbia.

Deri në fund të kualifikueseve, Shqipëria do të luaj edhe dy ndeshje në muajin nëntor, ndaj Andorës në udhëtim dhe ndaj Anglisë në ”Air Albania”.

Nëse Shqipëria fiton ndaj Andorrës, atëherë kualifikimi për në “Play off” do të jetë më afër se kurrë, por duhet edhe një nder nga Anglia, që të mposht Serbinë.

Nëse ky skenar do të ndodhë, atëherë Shqipëria do të sigurojë automatikisht “Play Off”-in, derisa ndeshja me Anglinë do të jetë festë në Tiranë./IndeksOnline/