75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Fitore me “çyk të zorit” – Bayern Munchen rrëmben 3 pikët e radhës dhe prek majën e tabelës

Skuadra e Bayern Munchen ka arritur të shënoj fitoren e radhës kundër FC Koln me rezultat 1:2.

Golat për bavarezët i shënuan Muller nga pika e bardhë në minutën e 13-të dhe Gnabry në të 45-tën.

Kurse, tek Koln, shënoj Drexler në të 82-të, por që në fund doli të jetë gol vetëm për statistika.

Klubi i Bayern Munchen për momentin gjendet në pozitën e parë me 15 pikë, aq sa ka edhe Dortmund.

Kjo rënditje do të qëndroj deri nesër, pasi që nëse Leipzig e mposhtë Monchengladbach rikthehet në krye të tabelës./Indeksonline/