75 Mall Live Search
20:42 / E Shtunë, 19 Gusht 2023 / C E

Fitore minimale ndaj Kolnit, Dortmund e nis me “këmbë të mbarë” sezonin e ri të Bundesliga

Borussia Dortmund e nis me “këmbë të mbarë” sezonin e ri të Bundesliga, ndërsa mori fitoren 1-0 ndaj Koln-it.

Vendasit diktuan ritmin e takimit, megjithatë fraksioni i parë u mbyll me porta të paprekura.

Sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 88’, moment në të cilin Malen i asistuar nga Nmecha gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi 3 pikët e para të sezonit ekipit të Dortmund.

Kështu Dortmund e nis sezonin e ri me pikë të plota, teksa Koln e fillon me disfatë.

Standings provided by Sofascore