Fitore në sekondat e fundit, çfarë klase nga Messi e Suarezi

Energjia që Messi dhe Suarez kanë në fushë duket se nuk është shuar fare.
Si në kohët e vjetra te Barcelona, dyshja po shkëlqen edhe me Inter Miamin, shkruan IndeksOnline.
Dyshja ishte kyç në fitoren e rrëmbyer në çastet e fundit të ndeshjes kundër Atlasit.
Duke dribluar lojtarët e ekipit kundërshtar, me pasime e deri te këmba e Marcelo Weigandt, Messi dhe Suarez vulosën fitoren e rëndësishme, me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Kësisoj, ekipi nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në “Major League Soccer”, duke i paraprirë magjisë që dinë të krijojnë vetëm dy nga futbollistët më të mirë të futbollit./IndeksOnline/