Fitore Pacolli: Sharri ka një mundësi që asnjëherë nuk e ka pasur

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli i ka inkurajuar qytetarët e Dragashit të votojnë Kaltrina Salihun.

Ajo ka thënë se kjo komunë e ka mundësinë që asnjëherë nuk e ka pasur.
Ky është shkrimi i saj në përkrahje të Salihut:
Ne kemi shumë të përbashkëta por e veçantë është dashuria që kemi për natyrën dhe angazhimin e palodhshëm për mbrojtjen e saj.
Komuna e Sharrit, tani ka një mundësi që asnjëherë nuk e ka pasur, ta zgjedh kryetaren më të mirë ndonjëherë. Ta zgjedh për herë të parë një GRUA për KRYETARE.
Një grua që kujdeset dhe e mbron natyrën e bukur të Sharrit.Kaltrina Salihu është e përgatitur dhe entuziaste që komunën e vogël të Sharrit ta transformoj në një zonë turistike me kushte dhe mundësi për punësim dhe zhvillim të ekonomisë lokale, me administratë funksionale, shëndetësi moderne, dhe edukim cilësor.
/Indeksonline/