75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Fitore Pacolli bëhet “kryeredaktore” – i mëson si të raportojnë mediet!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Paolli ka ngatërruar profesionin. Ajo kohëve të fundit ka filluar të iu jap leksion portaleve se si duhet të raportohet.

Në postimin e fundit në Facebook ka rënditur disa pika se si duhet të raportohet.

Në këtë postim, Pacolli njofton se Hyseni, Rrahimaj e Aliu në Spanjë po flasin për sukseset në luftën kundër korrupsuonit.

Postimi i plotë:

Bravo! Kështu informohet publiku në Kosovë

Për portalet që tentojnë ta luajnë rolin e opozitës e jo atë që iu takon, pra të informimit të drejtë.

Të nderuara portale,

  1. Jemi delegacioni i parë nga Kosova që po marrim pjesë në një konferencë në Spanjë.
  2. Po prezantohemi njëlloj si ata nga Gjermania e Franca edhe ne nga Kosova.
  3. Sot arritëm të bisedojmë me Kryetarin e Valencias, me deputetë të nivelit rajonal e me përfaqësues të të gjelbërve në Spanjë.
  4. Kryetarët Alban S. Hyseni, Qemajl Aliu e Kadri Rahimaj, janë kryetarët e parë nga Kosova që prezantojnë suksesin e tyre në zgjedhjet lokale, luftimin e korrupsionit në nivel lokal dhe politikat për tranzicionin e gjelbër në qytetet që udhëheqin.
  5. U inicuan hapat për fillimin e bashkëpunimit me disa qytete evropiane.
  6. Morëm mbështetje nga Kryetari i Valencias, Joan Ribo, përfaqësuesit e të gjelbërve spanjollë, deputetja austriake në Parlamentit Evropian, Monika Vana, të gjelbërit nga Britania e Madhe, Irlanda, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Finlanda, etj në thirrjen tonë që Spanja ta njoh Kosovën.

…dhe u prezantuam pa fusnotë edhe atë në Spanjë.

E gjithë kjo me asnjë cent shpenzim nga buxheti i shtetit.

Kështu do të duhej ta informoni publikun.