14:09 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / LB

Fitore Pacolli: Kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa ndaj mediave

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës vëmendje dhe të marrin masa ndaj mediave. Deklarata e saj nënkupton dhe shpreh tendecën për kontrollim të mediave.

Pacolli duke shpejguar raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka thënë se aty janë përmendur edhe investimete në mediat dhe qëllimi i tyre, e që sipas Pacollit, janë qëllime biznesore dhe të shantazhit politik.

Një gjë shqetësuese që është përmendur në rezolutën e fundit dhe që nuk është përmendur viteve të mëparshme është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik”, ka thënë.

Ajo ka kërkuar që Qeveria dhe Kuvendi të marrin masa ndaj mediave.

Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, u shpreh deputetja Pacolli.

Rezoluta mirëpret emrimin e bordit të ri të RTK-së”, ka thënë tutje ajo.