Fitore Pacolli merr një vendim për lumenjtë e Kosovës
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar marrjen e vendimit për nisjen e procesit të rikthimin të rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në vend.
Sipas Pacollit, ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, përfshirë digat e vogla dhe pragjet, transmeton IndeksOnline.
“Përmes këtij vendimi synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha” shkroi Pacolli.
Ky është postimi i plotë i saj:
Kam marrë vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Kosovë.
Ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, si diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera artificiale që janë jashtë funksionit dhe dëmtojnë ekosistemin ujor.
Përmes këtij vendimi synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha.
Lumenjtë e lirë janë më të shëndetshëm për natyrën dhe më të sigurtë për qytetarët!

