11:50 / E Martë, 14 Korrik 2020 / Blerim

Fitore Pacolli: Zyrtarë të LDK-së po testohen për Covidin-19, edhe pa simptoma

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Mjaft e ashpër u tregua në fjalën e saj deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e cila akuzoi partinë në pushtet, për të cilën tha se po testohen për koronavirusin zyrtarë të LDK-së, derisa familjet që kanë simptoma jo, transmeton Indeksonline.

“Depuetja Gaxherri sapo tha që s’është me rëndësi se kush po privilegjohet për teste, pasi ka qytetarë që kanë simptoma nuk po testohen. Njoh familje që s’kanë arritur të testohen e zyrtarë të LDK-së në institucione të tjera të cilët s’kanë pas simptoma janë testu, e në të njëjtat zyra punëtorë të tjerë jo.

“Ju keni ardhë në këtë Qeveri ilegale me arsyetime që keni me menaxhu mirë këtë pandemi, po pritoritet e keni veten, e keni prioritet me mbajt karrigen e kryeministrit që ka nis t’i dridhet se s’mund të mbahet pa përkrahjen e Listës Serbe”, tha Pacolli./Indeksonline