Fitorja e Ballkanit, Muharremaj: Të gjithë në Suharekë jemi të bindur në titullin kampion

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas vendimit të Komisionit ta Garave për fitoren 0-3 në tavolinë për Ballkanin.
Ai thotë se të gjithë në Suharekë janë të bindur në titullin kampion dhe presim që sivjet të kemi festë futbollistike në qytetin tonë, raporton Indeksonline.
“Komisioni i Garave i FFK-së sot ka vendosur drejt duke dhënë fitoren në tavolinë për Ballkanin në ndeshjen e ndërprerë të dielën ndaj Gjilanit.
Kjo fitore i dedikohet veçmas garditanit tonë, Stivi Frashërit të cilit i urojmë shërim të shpejt dhe kthim në fushën e gjelbërt.
Të gjithë në Suharekë, jemi të bindur në titullin kampion dhe presim që sivjet të kemi festë futbollistike në qytetin tonë”, ka shkruar Muharremaj./Indeksonline/