75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

Fitorja e Ballkanit, Superliga kalon Kazakistanin dhe Bosnjën në ranglistën e UEFA-s

Skuadra e Ballkanit mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Shamrock Rover, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Conference League, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me fitoren e klubit kosovar, Superliga e Kosovës ka pasur një rritje në ranglistën e UEFA-s, shkruan Indeksonline

Kosova tani ka kaluar Kazakistanin dhe Bsonjën dhe gjendet në pozitën e 37-të.

Kujtojmë se Liga e Kosovës momentalisht ka dy skuadra në garat e UEFA-s: Dritën, që u mposht nga FCSB-ja mbrëmë 3:2 dhe Ballkanin, që fitoi 1:0 ndaj Shamrock Roversit.

Çdo fitore, çdo sukses i japin Superligës pikë të vlefshme në ranglistën e UEFA-s./Indeksonline/

May be an image of map and text