23:14 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zhdukja e Sala, Neil Warnock emocionohet pas fitores së Cardiff

Pas “javës më të vështirë” të karrierës së tij menaxheriale, Neil Warnock udhëhoqi Cardiffin në një fitore 2-0 ndaj Bournemouth, por 70-vjeçari ishte shumë emocional gjersa largohej nga fusha në fund të lojës.

Kjo ishte loja e parë në shtëpi e Cardiff pas zhdukjes tragjike të lojtarit që kishin transferuar, Emiliano Sala dhe pilotit Dave Ibbotson.

Të gjithë fansat në stadium nisën të këndojnë një këngë për Sala, duke treguar një ndjenjë të ngrohtë të bashkimit dhe unitetit në Uellsin e Jugut këtë mbrëmje. /IndeksOnline/