75 Mall Live Search
13:39 / E Premte, 27 Mars 2026 / L A

Fitorja e “dardanëve” motivon dhe U-19-shat, mposhtin thellë Gjibraltarin

Fitorja historike e Kosovës ndaj Sllovakisë i motivoi edhe U-19-shat tanë.

“Dardanët” e rinj e mposhtën Gjibraltarin me rezultat të thellë 7-0, duke vazhduar me ecurinë pozitive në kualifikueset për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Uells.

Golat u realizuan nga Donart Ahmeti dhe Lorik Mehmeti me nga 2 gola si dhe Rin Ahmeti dhe Agon Uka.

Kosova, momentalisht prin në grupin 2 të rundit të 2-të të ligës B në kualifikueset e Evropianit, me 4 pikë./IndeksOnline/