Fitorja e Feronikelit e ngrit Superligën e Kosovës në renditjen tabelare të UEFA-s
Feronikeli e ka kaluar pengesën e parë në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, duke e mundur skuadrën e Lincoln Red Imps.
‘Nikli’ fitoi në stadiumin “Fadil Vokrri” me golin e vetëm të shënuar nga Mendurim Hoti qysh në minutën e tretë ndaj skuadrës nga Gjibraltari.
Kundërshtari i radhës në raundin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë do të jetë Santa Calomoa nga Andorra, që dje fitoi nga Tre Penne i San Marinos (1-0).
Fitorja e Feronikelit është lajm i mrekullueshëm edhe për Superligën e Kosovës, pasi e ka ngritur atë për një vend në renditjen tabelare të UEFA-s.

Në këtë renditje të shtëpisë së futbollit evropian, liga kosovare ishte në vendin e 52-të, e që dje ka kaluar në të 51-in.
Por, nëse ‘Nikli’ dhe Prishtina i kalojnë disa kundërshtarë në këtë vit, atëherë renditje tabelare do të ndryshonte dhe liga e Kosovës do të mund të ngjitej në pozitën e 45-të.