21:36 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Fitorja e Galatasarayt në derbi, e bën më interesante fundin e Superligës së Turqisë

Skuadra e Galatasarayt ka fituar derbin kundër Besiktas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 38-të në Superligën e Turqisë.

Galata fitoi 3 me 1 në një ndeshje tejet spektakolare, dhe mëkat që munguan tifozët, shkruan IndeksOnline

Golat për ekipin që menaxhohet nga Fatih Terim i shënuan: Turan, Falcao dhe Babel.

Të vetmin për Besiktas e shënoi Ghezzal.

Me këtë fitore të Galatasarayt, gara për titull është bërë tejet interesante në Superligë. Ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Besiktas kryeson tabelën me 81 pikë, dy më shumë se vendi i dytë Fenerbahce (79) dhe tri më shumë se pozita e tretë, Galatasaray (78)./IndeksOnline/