75 Mall Live Search
12:29 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / V R

Fitorja e Biden-it, rikthen këngën e Miley Cyrus-it në top-lista, 11 vjet më vonë!

“Party in the USA” është përsëri në top lista, 11 vjet pas publikimit të saj dhe askush nuk është më e lumtur sesa Miley Cyrusi për këtë.

Votuesit e Bidenit në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë festuar me hitin e këngëtarës, publikuar, më 2009: “Festë në SHBA”.

Chart Data njoftoi në Twitter se kënga “ka hyrë sërish në top-listën e 200 këngëve më të dëgjuara” në iTunes SHBA.

Vetë Miley ndau një video të Joe Bidenit dhe zëvëndëspresidentes, Kamala Harris, duke kërcyer me këngën e edituar dhe shkroi:

“Kjo po që është FESTË NË SHBA!”

Ajo ka vazhduar të ripostojë video të fansave që festojnë fitoren e Bidenit, duke kërycer e kënduar këngën e saj: