75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / G T

Fitorja e Leverkusenit, Granit Xhaka i thur lavde mbrojtjes: Ishin fantastikë sonte!

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Mainzit në ndeshjen e javës së 17-të në Bundesliga të Gjermanisë.

Golin e vetëm e shënoi mbrojtësi spanjoll, Grimaldo në minutën e 48-të, shkruan Indeksonline

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar mbrëmë luajti ndeshjen e tij të 50-të me fanellën e Leverkusenit në elitën e futbollit gjerman dhe ishte kapiten.

Pas ndeshjes, ai thuri lavde për mbrojtjen që u tregua vixhilente dhe shpëtoi skuadrën pa pranuar gol.

“Mbrojtja kreu një punë të shkëlqyer sonte”, u shpreh Granit Xhaka pas ndeshjes

Me këtë fitore minimale, Leverkuseni mban gjallë shpresat për titull, duke shkuar në kuotën e 38 pikëve, një më pak se lideri, Bayern Munchenit (39), por që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/