Fitorja e parë e Kloppit në ‘Old Trafford’: E mrekullueshme!

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë arriti një fitore të madhe si mysafir i Manchester Unitedit me rezultat 2-4, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të në Premierligë.
Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp në stadiumin ‘Old Trafford’, shkruan IndeksOnline
“Është e mrekullueshme, apo jo? Fitorja e parë në Old Trafford që nga ardhja në Liverpool. Lojtarët treguan një luftë dhe një lojë shumë të mirë. Ne luftuam shumë për këtë fitore dhe e meritonim”, ka thënë Klopp pas ndeshjes së mbrëmshme
Me fitore, ‘The Reds’ futet në garë për top-4. Ata kanë 60 pikë në pozitën e pestë, katër pikë më pak se Chelsea (64), plus një ndeshje më pak./IndeksOnline/